Zehra Ulucak
10 qershor 2016•Përditësim: 10 qershor 2016
SEUL (AA) – Koreja e Veriut ka propozuar organizimin e një “mbledhjeje të madhe” për zhvillimin e negociatave në lidhje me ribashkimin me Korenë e Jugut, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit në agjencinë zyrtare të lajmeve të Koresë së Veriut – KCNA, njoftohet se propozimi i Veriut “ka për qëllim zhvillimin e marrëdhënieve mes dy Koreve dhe arritjen e ribashkimit përmes përpjekjeve konkrete të koreanëve”.
Ndërkaq, qeveria e Seulit iu përgjigj negativisht propozimit të Pjongjangut. Në deklaratën e Ministrisë së Bashkimit në Kore të Jugut, njoftohet se propozimi për bisedime i Koresë së Veriut “është vetëm teknikë e vjetër propagandimi”.
Koreja e Jugut Koresë së Veriut i kishte vendosur si kusht “pastrimin nga armët bërthamore” pas propozimit që Pjongjangu zyrtar ia bëri muajin e kaluar për nisjen e bisedimeve, ndërsa kishte bërë të ditur se i kanë dhënë përgjigje negative ofertës së Koresë së Veriut për “bisedime ushtarake”.