Büşra Selvi Öğütcen
10 qershor 2016•Përditësim: 10 qershor 2016
MEKSIKO (AA) - Mijëra mësues në Meksikë kanë dalë në rrugët e Chiapas dhe Guerrero për të protestuar kundër reformës në arsim raporton Anadolu Agency (AA).
Mësuesit të cilët kanë hyrë në grevë për të protestuar për reformën e diskutueshme në arsim, në rajonin Chiapas kanë marrë peng 2 policë dhe kanë bastisur 4 ndërtesa të Ministrisë së Arsimit në rajon.
Manuel de Jesus Mendoza Vazquez, kryetari i unionit CNTE i cili ka afërsisht 100 mijë anëtarë nga zonat periferike dhe ku janë të lidhur edhe mësuesit protestues në një deklaratë në shesh duke theksuar se në ndërtesa ndodhen policët dhe se po përpiqen të mos bien në provokime, u shpreh se nëse do të sulmohen do të kundërpërgjigjen për të penguar presionin e ushtruar ndaj tyre.