Bota

SHBA dhe Kina apelojnë për zbutjen e krizës në Ukrainë

Sekretari amerikani i shtetit, Antony Blinken, në bisedën e tij me këshilltarin e shtetit dhe ministrin kinez të Punëve të Jashtme, Wang Yi, theksoi "sigurinë globale dhe rreziqet ekonomike që vijnë nga agresioni i mëtejshëm rus kundër Ukrainës"

Riyaz Khaliq Khaliq  | 27.01.2022 - Përdıtësım : 27.01.2022
SHBA dhe Kina apelojnë për zbutjen e krizës në Ukrainë

Stamboll

Kryediplomatët e SHBA-së dhe Kinës kanë diskutuar tensionet në rritje midis Ukrainës dhe Rusisë, duke theksuar nevojat për hapa për të qetësuar situatën gjithnjë e më të paqëndrueshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Departamenti i Shtetit i SHBA-së njoftoi se sekretari amerikani i shtetit, Antony Blinken, në bisedën e tij me këshilltarin e shtetit dhe ministrin kinez të Punëve të Jashtme, Wang Yi, theksoi "sigurinë globale dhe rreziqet ekonomike që vijnë nga agresioni i mëtejshëm rus kundër Ukrainës".

"De-përshkallëzimi dhe diplomacia janë rruga e përgjegjshme përpara", tha Blinken.

Dy kryediplomatët po ashtu diskutuan "si të avancojnë punën së bashku" pas takimit virtual midis presidentit amerikan, Joe Biden dhe homologut të tij kinez, Xi Jinping, në nëntor të vitit të kaluar.

- "Siguria e një vendi mund të jetë në kurriz të të tjerëve"

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, kryediplomati kinez i tha homologut të tij amerikan se "mentaliteti i Lutës së Ftohtë duhet të braktiset".

"Për të zgjidhur çështjen e Ukrainës akoma është e nevojshme kthimi në pikën fillestare të Marrëveshjes së Re të Minskut.. është një dokument politik themelor i njohur nga të gjitha palët dhe duhet të zbatohet në mënyrë efektive", tha Wang.

Ai u bëri thirrje të gjitha palëve që të qëndrojnë të qetë dhe të përmbahen nga veprimet që nxisin tensionin dhe krizën.

"Siguria e një vendi nuk mund të jetë në kurriz të sigurisë së vendeve të tjera dhe siguria rajonale nuk mund të garantohet duke forcuar apo edhe duke zgjeruar blloqet ushtarake", tha Wang.

Ai i kërkoi kryediplomatit amerikan të "formojë një mekanizëm të balancuar, efektiv dhe të qëndrueshëm të sigurisë evropiane përmes negociatave, si dhe që të merren seriozisht dhe të zgjidhen shqetësimet e arsyeshme të sigurisë së Rusisë".

- "Nuk ka ndryshim në politikën e SHBA-së ndaj Kinës"

Të dy zyrtarët po ashtu folën për tensionet dypalëshe midis dy prej fuqive më të mëdha ekonomike në botë.

Wang tha se bisedimet midis presidentit kinez dhe atij amerikan nuk sollën ndonjë ndryshim të rëndësishëm në politikën e SHBA-së ndaj Kinës.

Ai theksoi se zbatimi i "konsensusit të rëndësishëm të arritur" midis liderëve është një "detyrë më e rëndësishme për të dy palët".

Wang kujtoi se presidenti Xi i tha homologut të tij amerikan se tre parimet, përkatësisht respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës paqësore dhe bashkëpunimit të favorshëm, janë të domosdoshme për "zhvillimin e shëndetshëm të marrëdhënieve Kinë-SHBA".

"Por ajo që bota sheh është se toni i politikës së SHBA-së ndaj Kinës nuk ka ndryshuar në mënyrë thelbësore dhe vërejtjet e presidentit Biden nuk janë vendosur në praktikë. SHBA vazhdon të bëjë gabime në fjalët dhe veprat e lidhura me Kinën, duke shkaktuar tronditje të reja në marrëdhënieve mes dy vendeve", tha Wang.

Ai theksoi se "presioni vetëm do ta bëjë popullin kinez më të bashkuar dhe konfrontimi nuk mund të pengojë Kinën të bëhet më e fortë".

"Prioriteti kryesor për momentin është se SHBA-ja duhet të ndalojë ndërhyrjen në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit, të ndalojë së luajti letra me zjarr për çështjen e Tajvanit dhe të ndalojë krijimin e ‘qarqeve të vogla’ të ndryshme kundër Kinës", tha Wang.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın