Turgut Alp Boyraz
23 Tetor 2017•Përditësim: 23 Tetor 2017
JERUSALEM (AA) - Policia izraelite në lagjen Iseviye në Jerusalemin Lindor arrestoi 51 palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e policisë izraelite thuhet se gjatë natës janë kryer bastisje në disa shtëpi në lagjen Iseviye. Aty thuhet se palestinezët u arrestuan për "pjesëmarrje në aktivitete terroriste dhe rebelim".
Personat e arrestuar sot do të dorëzohen në gjykatë.
Forcat izraelite shpesh bëjnë ndërhyrje në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor dhe me akuza të ndryshme arrestojnë palestinezët.
Iseviye është një lagje ku bëhet rezistenca më e madhe ndaj okupimit. Policia herë pas here mbyll hyrjet dhe daljet nga ky vendbanim.