Emel Öz Gözellik
23 Tetor 2017•Përditësim: 23 Tetor 2017
ANKARA (AA) – Pesë persona humbën jetën nga tajfuni Lan që goditi bregdetin paqësor të Japonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë Kyodo, 5 persona kanë humbur jetën dhe 17 të tjerë janë plagosur nga reshjet e dendura të shiut dhe stuhia, të shkaktuara nga tajfuni lan, i cili goditi ishullin Honshu.
Për shkak të tajfunit, në ishullin Honshu u anuluan fluturimet dhe lëvizja e trenave.
Autoritetet paralajmërojnë qytetarët e rajonit për rrezikun e përmbytjeve dhe rrëshqitjes së tokës.