Selman Aksünger
03 Dhjetor 2021•Përditësim: 03 Dhjetor 2021
Policia holandeze ka arrestuar dhjetëra mbështetës të grupit terrorist PKK në Hagë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, nga policia thanë se një grup më i madh, i cili kërkonte veprime kundër Turqisë, në mesditë u përpoq që të futet me dhunë në ndërtesën e Organizatës për Parandalimin e Armëve Kimike (OPCW).
Nga policia thanë se kanë intervenuar duke arrestuar rreth 50 persona.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e të paktën 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.