Doga Kirmizioglu
08 Nëntor 2017•Përditësim: 08 Nëntor 2017
NAIROBI (AA) - Atletja me e mirë keniane dhe kampionja olimpike Jimi Sumgong është pezulluar për katër vite për shkak të dopingut, raporton Anadolu Agency (AA).
Agjencia Anti-Doping e Kenias (ADAK) konfirmoi se 32-vjeçarja Sumgong u pezullua për shkak se rezultoi pozitive ndaj dopingut dhe se argumenti i saj nuk u pranua.
Në deklaratë thuhet se ishte një gabim i pamenduar dhe i paqëllimshëm që bëri atletja keniane në maratonë dhe se nuk do të mund të marrë pjesë në garat në katër vitet e ardhshme.
Sumgong u testua në prill të këtij viti dhe gjetjet treguan se ishte pozitive ndaj substancës së ndaluar të stimulimit të gjakut eritropoietin (EPO).
Rasti gjithashtu ishte procesuar edhe në Gjykatën e Arbitrazhit të Sportit, ku Sumgong pohoi se gjetja pozitive ishte rezultat i trajtimit në një spital kenian ku u trajtua për shtatzani jashtë mitrës.
Kërkesa e saj u refuzua si e pabazë, sepse ajo nuk kishte informuar autoritetet përkatëse të Agjencisë Ndërkombëtare të Anti-dopingut në kohë dhe më pas u prononcua edhe spitali, i cili mohoi informacionin se Sumgogn ishte trajtuar në këtë institucion.
Në pesë vitet e fundit, të paktën 40 atletë kenianë kanë rezultuar pozitiv në kontrollii e dopingut.