Ekiip
08 Nëntor 2017•Përditësim: 08 Nëntor 2017
SEUL (AA) – Presidenti amerikan Donald Trump sot paralajmëroi Korenë e Veriut që të mos nënvlerësojnë dhe të vë në provë SHBA-të, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në adresimin e tij, disa orë pasi anuloi vizitën në zonën e demilitarizuar për shkak të motit të keq, Trump deklaroi se ka një mesazh për liderin koreanoverior Kim Jong-un.
“Armën që e furnizoni nuk ju bën më të sigurtë, por regjimin tuaj e sjell në rrezik serioz”, deklaroi Trump në adresimin e tij para deputetëve të Koresë ssë Jugut, duke u bërë thirrje të gjitha kombeve që të bashkohen në izolimin e regjimit brutal të Koresë së Veriut.
“Bota nuk mund ta tolerojë kërcënimin e regjimit i cili kërcënohet me shkatërrim bërthamor”, shtoi presidenti amerikan.
Trump shpresonte se mesazhin e tij do ta adresonte me vizitën e mëngjesit në zonën e demilitarizuar, por planet e presidentit amerikan i prishi mjegulla e dendur, e cila parandaloi aterimin e helikopterit në kufirin që gjatë 64 viteve të fundit ndan Gadishullin Korean.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sara Huckabee Sanders deklaroi se Trump është i dëshpëruar që nuk vizitoi kufirin.
"Mendoj se është i dëshpëruar. Ishte një gjë që dëshironte ta bënte”, deklaroi Sanders.