Fatih Erel
23 dhjetor 2016•Përditësim: 24 dhjetor 2016
GJENEVË (AA) – Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) të martën ka hapur procedura disiplinore kundër 28 sportistëve rusë, pas gjetjes se të dhënat e mostrave të urinës së tyre nga Lojërat Olimpike Dimërore 2014 ishin manipuluar, raporton Anadolu Agency (AA).
KON njoftoi vendimin e tij pas publikimit të një raporti të përfunduar nga Agjencia Botërore e Anti-Dopingut, të Personit të Pavarur (IP) më 9 tetor.
"KON ka iniciuar procedurë disiplinore kundër të gjithë 28 sportistëve për të cilët ka prova të manipulimit të një ose më shumë mostrave të urinës së tyre që ishin mbledhur në Lojërat Olimpike Dimërore në Soçi 2014, siç detajohet në raportin e mëparshëm të Personit të Pavarur në nëntor", thuhet nga KON.