Ekip
13 Gusht 2019•Përditësim: 14 Gusht 2019
Pesë peshëngritës rusë, që të gjithë fitues të medaljeve në kampionatin botëror ose evropian, përballen me akuza dopingu, të cilat mund të paralajmërojnë një valë të re çështjesh në disa kategori sportesh, transmeton Anadolu Agency (AA).
Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes thotë se provat kundër pesë peshëngritësve, përfshirë medalistin olimpik të bronzit Ruslan Albegov, vijnë nga hetimet e reja nga Agjencia Botërore e Anti-Dopingut për përhapjen e përdorimit të substancave në sportin rus.
Albegov është kampion i dyfishtë botëror që fitoi medaljen e bronzit në korrik në një ngjarje testuese për Lojërat Olimpike të vitit të ardhshëm në Tokio.
Kampionët e tjerë botëror janë Tima Turiyeva dhe kampionët e dyfishtë evropianë Oleg Chen dhe David Bedzhanyan, si dhe Egor Klimonov, i cili fitoi medaljen e argjendtë gjatë kampionatit evropian në prill.
WADA ka analizuar një arkiv të gjerë të të dhënave të marra në janar nga laboratori antidoping në Moskë.