Bayern München huazon Ivan Perisicin
Bayern München njoftoi se futbollisti 30 vjeçar është huazuar për një vit me opsion për ta blerë

Stamboll
Klubi i Bundesligës, Bayern München, ka huazuar kroatin Ivan Perisic nga klubi italian Inter, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bayern München njoftoi se futbollisti 30 vjeçar është huazuar për një vit me opsion për ta blerë.
Sipas mediave italiane pretendohet se klubi gjerman ka paguar 5 milionë euro për huazimin e tij, ndërsa në rast se e transferon do të paguajë 20 milionë euro.
Perisic sezonin e kaluar me Inter luajti në 45 ndeshje dhe shënoi 9 gola.