Dejan Maksimoviç
06 Dhjetor 2016•Përditësim: 06 Dhjetor 2016
MYNIH (AA) – Diego Simeone, trajneri i Atletico Madrid para ndeshjes së sotme të ekipit të tij në Ligën e Kampionëve me Bayern Munich, deklaroi se një ditë do të jetë trajner i Interit nga Milano dhe se këtu nuk ka asgjë shtesë për të komentuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Simenone kohët e fundit kontratën e tij me Atletico Madrid e shkurtoi në dy vite, ku tani ajo vlen deri në vitin 2018.
Mediat menjëherë filluan me supozimet se Simeone do të marrë Interin pas skadimit të kontratës, ndërsa disa madje shkuan edhe më larg se Interi do të paguajë dëmshpërblim të madh për ta sjell më herët.