Yunus Kaymaz
16 Shkurt 2017•Përditësim: 17 Shkurt 2017
LONDËR (AA) - Humbja e Arsenalit përballë Bayern Mynihut me rezultatin 5-1 është komentuar nga një pjesë e mirë e mediave britanike, raporton Anadolu Agency (AA).
Humbja e thellë përballë gjermanëve ka vënë përpara përgjegjësive trajnerin francez Arsene Wenger. Duke i ngarkuar fajin trajnerit, mediat vendase kanë komentuar si fundin e Arsenalit në UEFA Champions League për këtë sezon.
Gazeta "Daily Telegraph", ka publikuar lajmin me titull "Nuk ka kthim pas". Në këtë shkrim thuhet se ditët e trajnerit që ka 20 vite që drejton Arsenalin, janë të numëruara në këtë skuadër.
Ndërsa gazeta "Times" në lidhje me ndeshjen shkruan: "Arsenali u poshtërua përsëri në ligat e Europës duke u mundur nga Bayern Mynih me rezultatin 5-1."
Ndërsa "Daily Mail" në një lajm në lidhje me këtë ndeshje thotë: "Për Arsenalin mbaroi loja. Po për Wenger-in?"
Ndërsa "Daily Star" këtë ndeshje e ka përshkruar me titullin: "Gjithmonë e njëjta histori".
Pas humbjes ndaj Galatasarayit në finalen e kupës së UEFA-s, Arsenali prej 17 vitesh merr pjesë pa ndërprerje në kupën e kampioneve. Numri i golave që kjo skuadër ka pësuar në këtë kompedicion kalon 200.