Dejan Maksimoviç
07 Shkurt 2017•Përditësim: 07 Shkurt 2017
MONAKO (AA) – Federata Botërore e Atletikës (IAAF) të hënën në mbrëmje miratoi një vendim me të cilin zgjat pezullimin e sportistëve rusë për doping nën përkujdesin e shtetit. Kjo nënkupton se përfaqësuesit e Rusisë do të humbasin edhe një tjetër turne të madh, raporton Anadolu Agency (AA).
Pasi ata lëshuan mundësinë e Olimpiadës Verore në Rio de Janeiro të vitit të kaluar, atletët rusë nuk do të marrin pjesë as në Kampionatin botëror, që do të mbahet këtë verë në Londër.
Megjithatë, IAAF ka lënë të hapur mundësinë që disa atletë rus të marin pjese në Kampiontet Botërore, por nën flamur neutral dhe nëse plotësojnë disa kritere të caktuar në lidhje me testin e dopingut.
Rusia është pezulluar nga IAAF në nëntor 2015, kurse vendim për zgjatjen e ndalimit të pjesëmarrjes në garat ndërkombëtare e ka marrë Këshilli i IAAF-it në seancën e mbrëmshme në Monako.
Nuk pritet që pezullimi i sportistëve rusë të anulohet përpara nëntorit të këtij viti. Kampionati Botëror i atletikës në Londër është planifikuar nga 4 deri në 13 gusht të këtij viti.