Nuray Tunçay
15 Mars 2016•Përditësim: 15 Mars 2016
MOSKË (AA) - Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka deklaruar se disa avionë të këtij vendi që ndodhen në bazën ajrore në Siri janë duke u përgatitur për kthim në vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e Ministrisë thuhet se momentalisht personeli i ushtrisë ruse tashmë është duke ngarkuar avionët e transportit dhe se përgatitjet për kthimin janë duke vazhduar.
Ndërkohë në deklaratë nuk jepen detaje për kohën se kur mund të ikin avionët e parë.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ditën e djeshme kishte deklaruar se ka dhënë urdhër për tërheqjen e një pjese të madhe të trupave ruse nga Siria.