Një tjetër tërmet trondit rajonin Kamchatka në Rusi
- Akademia e Shkencave tha se një tërmet me magnitudë 6,7 ndodhi 178 kilometra larg qendrës administrative të Kamchatkës

Moskë
MOSKË (AA) - Një tjetër tërmet me magnitudë 6,7 ballë goditi Gadishullin Kamchatka të Rusisë sot në mëngjes, sipas Akademisë së Shkencave, transmeton Anadolu.
Epiqendra ndodhej 178 kilometra nga qyteti Petropavlovsk-Kamchatsky, qendra administrative e rajonit Kamchatka, tha Shërbimi i Unifikuar Gjeofizik (UGS) i Akademisë Ruse të Shkencave (RAS) në Telegram.
Dridhjet u ndien në qytet, ku u shembën disa ndërtesa, njoftoi zyra rajonale e Ministrisë ruse të Situatave të Emergjencave.
Nuk u raportuan viktima.
Të mërkurën, ndodhi tërmeti më i fortë i regjistruar ndonjëherë në gadishull, dhe shkencëtarët rusë regjistruan mbi 100 lëkundje pasuese me magnitudë mbi 5,0 pas dridhjes kryesore.
Aktiviteti sizmik shkaktoi cunami, duke nxitur paralajmërime për cunami në të gjithë Ishujt Kuril.
Në Japoni, u lëshuan alarme, të ndjekura nga një kërcënim i plotë për cunami për pothuajse gjithë bregdetin lindor të Paqësorit.
Valët e cunamit, që arrinin deri në dy metra lartësi, udhëtuan deri në brigjet e vendit të Amerikës së Jugut, Perusë. Valët arritën edhe në Ishullin e Pashkëve (Rapa Nui), por nuk u konsideruan të rrezikshme.
Në Kili, autoritetet filluan evakuimin e njerëzve nga zonat bregdetare në kontinent për shkak të kërcënimit të cunamit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.