Ekip
29 Prill 2019•Përditësim: 30 Prill 2019
Pakistani ka liruar 60 të burgosur indianë, kryesisht peshkatarë të cilët u burgosën për peshkim ilegal në ujërat territorial të vendit në Detin Arabik, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç njoftojnë mediat vendase, peshkatarët u liruan si një gjest i vullnetit të mirë dhe iu dorëzuan autoriteteve indianë në kalimin kufitar Wagha në verilindje të vendit.
Ky është grupi i katërt dhe i fundit i peshkatarëve indianë të liruar këtë muaj.
Më herët këtë muaj, Pakistani njoftoi se në katër faza do të liroj 355 peshkatarë indianë dhe pesë të burgosur të tjerë që qëndrojnë në burgjet pakistaneze.
Kjo lëvizje e përshëndetur nga aktivistët e paqes vjen mes tensioneve të vazhdueshme diplomatike midis dy fqinjëve të armatosur me armë bërthamore pas sulmeve ajrore në muajin shkurt.
Këto dy vende shpesh arrestojnë peshkatarë për shkeljen e ujërave detare të njëri-tjetrit për shkak të vijës së dobët kufitare detare dhe anijeve që nuk janë të pajisura me teknologji për të përcaktuar vendndodhjet e tyre të sakta.