Bekim Laci
12 janar 2016•Përditësim: 12 janar 2016
ANKARA (AA) – Pakistani ka dënuar sot ashpër sulmin me bombë në lagjen Sulltanahmet të Stambollit në të cilin sipas raportimeve fillestare disa persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
“Ndjejmë keqardhje, bashkëndjejmë dhe shprehim ngushëllimet tona për ata të cilët kanë humbur të dashurit e tyre dhe në të njëjtën kohë lutemi për të plagosurit të cilëve u dëshirojmë shërim të shpejtë”, qëndron në komunikatën të lëshuar nga Abdul Akbar, Atashe për komunikim me mediat në ambasadën e Pakistanit.
Në të thuhet se Pakistani përsërit edhe njëherë se dënon terrorizmin të çfarë do lloji.
“Jemi bashkë me popullin dhe qeverinë vëllazërore të Turqisë në përpjekjet e tyre për të luftuar terrorizmin. Jemi të sigurt se Turqia do të tejkalojë këtë vështirësi dhe se do ta zgjidh me përkushtim”, thuhet në reagimin e Pakistanit me rastin e sulmit terrorist në Stamboll.