Selçuk Acar
24 shtator 2017•Përditësim: 25 shtator 2017
OKB (AA) – Ministri i Jashtëm i Indisë, Sushma Swaraj thotë se tema kryesore në shtetin e tij është “lufta kundër varfërisë”, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ditën e pestë të sesionit të 72-të të Asamblesë së Përgjithshëm të OKB-së, Swaraj mbajti një fjalim lidhur me Indinë.
Ai vuri në dukje se ekzistojnë dy rrugë për të përparuar në rrugën e luftimit të problemit të varfërisë. “Metoda tradicionale bëhet nëpërmjet rrugës së rritjes së ndihmave dhe të dhënies dorë më dorë. Por, kryeministri ynë Narendra Modi ka zgjedhur rrugën më radikale, e cila është nëpërmjet fuqizimit ekonomik”, tha Swaraj.
Duke theksuar se “Të varfrit nuk janë të pashpresë”, Swaraj tha se “Ne vetëm kemi mohuar mundësitë. Ne jemi duke eliminuar varfërinë duke investuar tek të varfrit. Ne po i shndërrojmë ata nga punëkërkues në punëdhënës”.
Ndërkaq, duke e akuzuar Pakistanin Swaraj tha se “Kur ne po e luftojmë varfërinë, Pakistani po lufton me ne”.
Protestë para OKB-së
Në anën tjetër, gjatë mbajtjes së fjalimit të ministrit Swaraj një grup i tubuar në parkun përballë godinës së OKB-së, protestuan ndaj fjalimit të ministrit indian. Në protestë u tha se "ushtria e Indisë po kryen masakër në Kashmir dhe se torturon civilët e pafajshëm" .