Ahmet Dursun
12 janar 2016•Përditësim: 13 janar 2016
STAMBOLL (AA) - Njoftohet se një avion luftarak i tipit F-4 të Forcave Ajrore të Iranit, është rrëzuar në juglindje të vendit, në krahinën Sistan dhe Beluxhistan, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë gjysmë zyrtare të Iranit, avioni luftarak është rrëzuar në rajonin Konarak të krahinës Sistan dhe Beluxhistan për shkaqe teknike.
Njoftohet se piloti dhe ndihmës piloti i avionit kanë humbur jetën.