Ekip
20 nëntor 2016•Përditësim: 21 nëntor 2016
ISLAMABAD (AA) - Një fluturake pa pilot e Indisë u rrëzua mbi linjën e kontrollit në Kashmir, njoftoi ushtria pakistaneze të shtunën vonë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i ushtrisë, gjenerali Asim Saleem Bajwa theksoi se droni u rrëzua pasi kishte shkelur hapësirën ajrore të Pakistanit.
Në një postim në Twitter ai tha se fluturakja indiane është rrëzuar poshtë pasi është futur 60 metra në hapësirën ajrore të Pakistanit dhe u rrëzua nga trupat pakistaneze.
Një dron i ngjajshëm indian u rrëzua në të njëjtën zonë në korrik të vitit të kaluar. Tensionet përgjatë kufirit që ndan pjesët e Kashmirit të kontrolluar nga rivalët bërthamorë Indisë dhe Pakistanit janë shtuar që nga vera pas një operacioni indian në territorin me shumicë muslimane.