Mehmet Yılmaz
24 Shkurt 2017•Përditësim: 25 Shkurt 2017
BUDAPEST (AA) - Kryeministri hungarez, Viktor Orban, duke pretenduar se disa organizata të shoqërisë civile që operojnë në vend nxisin refugjatët që të kryejnë shkelje të ligjeve hungareze tha se "Kemi toleruar këto organizata gjatë 20 viteve të fundit, por tashmë e kanë tepruar me qëndrimin e tyre në çështjen e refugjatëve. George Soros dhe institucionet e tij tashmë e kanë tejkaluar kufirin me këtë hap që kanë hedhur", raporton Anadolu Agency (AA).
Orban në një fjalim javor në radion shtetërore hungareze Kossuth ka folur në lidhje me krizën e refugjatëve dhe çështje të tjera. Ai ka theksuar se disa organizata të shoqërisë civile që operojnë në Hungari duhet të jenë transparente dhe se do të hedhin hapat e nevojshëm në këtë çështje.
"Institucionet ndërkombëtare që operojnë në Hungari dhe të cilat veten e tyre e emërtojnë ‘civile‘ duhet të bëhen të përgjegjshme dhe transparente. Sepse pavarësisht se e konsiderojnë veten e tyre civile ato mbrojnë interesat e kapitalit global dhe me financimet që marrin nga jashtë përpiqen të ndikojnë opinionin hungarez", tha ai.
Gjithashtu Orban ka pretenduar se disa organizata jo qeveritare nuk janë të përcaktuara se nga kush marrin para dhe sipas tij vazhdimisht përpiqen të fusin në Hungari duke nxitur refugjatët të kryejnë shkelje të ligjeve.
"Bashkimi Europian nuk është një perandori e parajsës, përkundrazi është një fushëbetejë. Në mënyrë që ata të mos marrin kompetencat vendimmarrëse të hungareze duhet të kryhen përpjekje kundër zyrtarëve në Bruksel", është shprehur Orban.