Hamdi Yıldız
10 dhjetor 2015•Përditësim: 10 dhjetor 2015
TUNIZI (AA) - Njoftohet se Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) është në përgatitje për një paket të ndihmës humanitare prej 165 milion dollarë të cilën do t’ia ofrojë 1 milionë e 900 mijë personave në Libi, që kanë nevojë për ndihmë për shkak të luftës civile në vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Koordinatori për zhvillim dhe çështje humanitare të OKB-së, Ali Zateri i cili foli në mbledhjen e mbajtur në qendrën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në kryeqytetin e Tunizisë tha se: "Në fazën e parë të planit synohet që të dërgohen ndihma humanitare prej 165 milionë dollarë në fushat e shëndetësisë, mbrojtjes, edukimit, strehim, ushqim, migrim, ujë dhe kanalizim për 1,9 milion njerëz prej 2 milion e 400 mijë të cilët janë në gjendje të rëndë".
Zateri i cili tregoi se plani i cili është përgatitur nuk është e mundshme që të mbulojë të gjithë njerëzit të cilët kanë nevojë për ndihmë tha se: "Në rast se palët nuk arrijnë konsensus në Libi, kriza humanitare do të përshkallëzohet".
Cafer Huseyin, përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tunizi i cili gjithashtu mori fjalë në këtë mbledhje tha se: "Dorëzimi i ndihmave humanitare, është për ta përfunduar krizën humanitare e cila është duke u përshkallëzuar. Nevojat e Libisë janë shumë urgjente. Kriza nuk mund ta pres zgjidhjen politike".