Mahmoud Barakat
19 nëntor 2015•Përditësim: 19 nëntor 2015
TRIPOLI (AA) – Së paku 82 civilë nga Misrata e Libisë u rrëmbyen në Tripoli të martën, bëri të ditur të mërkurën një zyrtar i lartë libian, raporton Anadolu Agency (AA).
Guvernatori Misratas, Mohamed Shteewi tha se kishte shkuar në Tripoli për të ndërmjetësuar për lirimin e civilëve, të cilët ai tha se janë rrëmbyer në bazë të identitetit të tyre.
Shteewi tha se civilët janë nga Misrata dhe janë rrëmbyer nga milicia që i përkasin grupit Bo Selim. Guvernatori kërkoi lirimin e tyre të menjëhershëm.
Në kundërpërgjigjen e tyre, milicitë në Tripoli përmes një deklarate kërkuan tërheqjen e luftëtarëve të tjerë që ata pretendojnë se nuk i përkasin qytetit, duke treguar shenja të një krizë të re të sigurisë në rajon.
Një burim i sigurisë të mërkurën për Anadolu Agency tha se "forcat e sigurisë mposhtën një bazë të milicisë në jugperëndim të Tripolit duke liruar gjashtë civilë të cilët janë rrëmbyer disa muaj më parë."
Në mesin e të liruarve është edhe një punonjës turk me emrin Sait Oglu. Pesë libianë, përfshirë edhe një aktiviste për të drejtat e njeriut, po ashtu u liruan.