Kristina Maslareviç
08 nëntor 2015•Përditësim: 08 nëntor 2015
BEOGRAD (AA) – Siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, dy nëpunës për komunikim në Ambasadën e Serbisë në qytetin Sabrath të Libisë, Slagjana Stankoviç dhe shoferi Jovica Stepiç janë rrëmbyer sot në orët e pasditës, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Punëve të Jashtme lajmëroi shërbimet e sigurisë për këtë ngjarje, ndërsa zëvendëskryeministri i qeverisë serbe dhe njëherit Shef i diplomacisë Ivica Daçiç me këtë rast bisedoi me ministrin e Punëve të Jashtme të Libisë, Mohamed Imhamid Abdulaziz.
Siç theksohet më tej në kumtesë, Ministria e Jashtme e Serbisë është duke bërë çmos që në situatën e komplikuar në terren, të sigurojë më shumë informacione dhe kthimin e sigurt të shtetasve serbë.