Muhammed Bilal Kenasari
17 maj 2016•Përditësim: 17 maj 2016
WASHINGTON (AA) – Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, Peter Cook, në lidhje me njoftimin për dërgim të armëve në Siri, tha se akoma nuk u janë dhënë direktiva në lidhje me këtë çështje, porse janë në gjendje gatishmërie, raporton Anadolu Agency (AA).
Në konferencën ditore për media, Cook iu përgjigj pyetjeve në lidhje me njoftimin e Sekretarit të Shtetit John Kerry pas takimeve në kryeqytetin austriak të Vjenës se do t’i jepte mbështetje qeverisë së Libisë.
“Jemi në gjendje gatishmërie ta luajmë rolin që na takon. Megjithatë, ky njoftim është përgatitur rishtazi dhe sa e di deri më tani nuk ka pasur kërkesë për mobilizim në lidhje me këtë”,- tha Cook.