Afra Aksoy
10 dhjetor 2015•Përditësim: 10 dhjetor 2015
JERUSALEM (AA) - Në Bregun Perëndimor janë plagosur dy persona pas hapjes së zjarrit në automjetet e kolonëve hebrenjë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të medias izraelite Kanal 2, në afërsi të kampit të refugjatëve Avnei Hefetz në qytetin Tulkerm në veri të Bregut Perëndimor është shtënë me armë zjarri nga një automjet në tjetrin ku janë plagosur dy kolonë hebrenjë.
Në lajmin e kësaj medie nuk u informua mbi indentitetin e autorit të sulmit.
Si pasojë e sulmeve të izraelitëve ndaj palestinezëve dhe bastisjeve të kolonëve hebrenjë ndaj xhamisë al-Aksa tensionet në rajon janë përshkallëzuar dukshëm. Në këto trazira nga fillimi i tetorit jetën e kanë humbur 117 palestinezë.
Ndërkohë "ekzekutimi i palestinezëve në rrugë, të cilët nuk janë kërcënim" nga ana e Izraelit, ka hasur në kritika tek organizatat për të drejtat e njeriut.