Emel Öz
27 Janar 2022•Përditësim: 27 Janar 2022
Një tërmet me fuqi prej 6.2 ballë ka goditur Tongën, një shtet ishull në Oqeanin Paqësor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qendra amerikane për hulumtime gjeologjike (USGS) tha se tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 4.2 kilometrash.
Të dhënat e USGS tregojnë se epiqendra ishte 225 kilometra në veriperëndim të Pangai-t.
Vullkani, i vendosur 65 kilometra nga Nuku'alofa, kryeqyteti i Tongës, filloi të lëshonte hi dhe avull më 15 janar.
Pas shpërthimit, një paralajmërim për cunami u lëshua për Tongën, Zelandën e Re, SHBA-në, Kanadanë, Kilin dhe Japoninë ndërsa cunami goditi pothuajse të gjithë ishujt në Tonga.