Riyaz Khaliq Khaliq
11 Nëntor 2022•Përditësim: 11 Nëntor 2022
Një tërmet i fuqishëm goditi vendin ishullor të Paqësorit, Tonga, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) tha në një deklaratë të shkurtër se një tërmet me magnitudë 7,3 të shkallës Rihter me një thellësi prej 24,8 kilometrash goditi vendin ishullor rreth orës 23:48 me kohën lokale (1048 GMT, e premte).
Tërmeti është ndier në Neiafu, qyteti i dytë më i madh në Tonga. Megjithatë, nuk është raportuar asnjë dëm apo viktimë në kohën e lëshimit të deklaratës.
Më parë në janar, një shpërthim masiv vullkanik shkaktoi një cunami që goditi pjesën më të madhe të anës perëndimore të ishullit kryesor Tongatapu të Tongës.
Shpërthimi ishte shumë më i fuqishëm se bomba bërthamore e hedhur në Hiroshima, Japoni, në fund të Luftës së Dytë Botërore, kishte njoftuar agjencia amerikane e hapësirës NASA.