Emel Öz
23 Janar 2022•Përditësim: 24 Janar 2022
Është rritur në 6 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një vullkani në vendin ishullor Tonga në Oqeanin Paqësor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në lajmin e Rrjetit Global të Televizionit të Kinës (CGTN) thuhet se zyrtarët kanë njoftuar se me gjetjen të 3 trupave tjerë është rritur në 6 numri i viktimave pas shpërthimit të vullkanit në Tonga më 15 janar dhe cunamit që u shkaktua pas tij.
Vullkani që ndodhet 65 kilometra në veri të kryeqytetit Nuku'alofa të Tongas i cili përbëhet nga rreth 170 ishuj në Oqeanin Paqësor, filloi më 15 janar të shpërthejë hi, avull dhe gaz.
Pas shpërthimit në Tonga, në Zelandë të Re, SHBA, Kanada, Kili dhe Japoni u dha alarmi për cunami i cili goditi pothuajse të gjithë ishujt në Tonga.