Umur Koçak Semiz
29 Maj 2017•Përditësim: 29 Maj 2017
ANCHORAGE (AA) – Vullkani Bogoslof në Alaskë sërish ka shpërthyer dhe hedhur hi vullkanik dhe tym në lartësi deri në dhjetë kilometra, raporton Anadolu Agency (AA).
Observatori për aktivitete vullkanike në Alaskë njoftoi se shpërthimi zgjati 55 minuta dhe se ky është vazhdimi i aktiviteteve vullkanike të Bogoslofit që zgjatin tashmë gjashtë muaj.
Pas shpërthimit të fundit në rajon është shpallur paralajmërimi më i lartë, i kuq. Ishulli Bogoslof gjendet 98 kilometra në veriperëndim të Dutch Harbor në Alaskë.
Ky në fakt është maja e vullkanit nënujor që shtrihet thuajse 1.7 kilometra në thellësi. Në mënyrë konstante është i trazuar dhe mund të shpërthejë në çdo moment.
Pas shpërthimit të sotëm është dërguar paralajmërim për pilotët. Hiri vullkanik mund të shkaktojë defekt të motorit reaktiv, ndërsa mund të dëmtojë elektronikën në sistemin e navigimit.