Adem Şalvarcıoğlu
28 Shtator 2016•Përditësim: 28 Shtator 2016
XHAKARTË (AA) - Raportohet se vullkani Barujari i cili ndodhet në ishullin Lombok të Indonezisë është aktivizuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve të mediave vendase, bëhet e ditur se vullkani Barujari i cili ndodhet në rajonin vullkanik Rinjani ka filluar të lëshojë hi. Ndërkohë theksohet se 274 alpinistë të cilët ndodheshin në këtë rajon janë dërguar në një zonë të sigurtë.