Firdevs Bulut
05 Maj 2020•Përditësim: 05 Maj 2020
Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë ka njoftuar se janë neutralizuan dy terroristë në provincën lindore Ağrı, transmeton Anadolu Agency (AA).
Terroristët u neutralizuan gjatë operacioneve të kryera në zonat rurale të rrethit Doğubayazıt në provincën Ağrı, si pjesë e operacioneve të brendshme të sigurisë, njoftoi ministria në Twitter.
Gjatë operacionit u sekuestruan dy raketadhëse dhe municion.
Megjithëse deklarata nuk përmend ndonjë grup specifik terrorist, forcat turke kanë zhvilluar operacione kundër organizatës terroriste PKK dhe degëve të saj, si pjesë e operacioneve antiterroriste ndërkufitare dhe të brendshme.
Në fushatën e saj më shumë se 30 vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40.000 personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.