Atila Altuntaş
28 shtator 2015•Përditësim: 28 shtator 2015
STOKHOLM (AA) - Parashikohet se 54 mijë refugjatë-azilantë të cilët janë dëbuar nga Suedia pas vitit 2011 vazhdojnë të qëndrojnë ilegalisht duke mos u larguar nga vendi, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas raportit të zyrës së emigracionit në Suedi, një pjesë e refugjatëve pas vitit 2011 nuk janë larguar nga vendi. Në raportin ku theksohet se nuk dihet saktësisht numri i refugjatëve që qëndrojnë ilegalisht në vend parashikohet se afërsisht 54 mijë prej tyre jetojnë ende në këtë mënyrë në Suedi.
Shef i Policisë në Departamentin e Emigracionit, Patirk Engström, ka theksuar se vetëm për vitin 2015 në tryezat e tyre ndodhen letrat për deportim të 17 mijë personave dhe se ndaj 10 mijë prej tyre është nxjerrë urdhër për arrestim.
Ndërsa ministri i Migracionit, Morgan Johansson, në një deklaratë për agjencinë zyrtare të lajmeve TT në Suedi ka pohuar se për shkak të shtimit në numrin e refugjatëve që jetojnë ilegalisht në Suedi janë shfaqur shumë probleme dhe se për të parandaluar këtë grumbullim mund të marrin masa të forta.