KISHINAU (AA) - Protestat e udhëhequra nga grupet pro ruse në Moldavi detyrojnë qeverinë pro-perëndimore të japë dorëheqje. Gjithashtu edhe situata ku ndodhet Moldavia e cila lufton me problematikën e lëvizjes separatiste në lindje ku ndodhet edhe ushtria ruse të sjell në mendje pyetjen “A po përgatitet një skenar ‘i dytë i Ukrainës’”?, raporton Anadolu Agency (AA).
Afrimi i Bashkimit Europian me Moldavinë dhe interesi për Transnistria përforcon akoma më shumë dyshimet se Rusia mbështet veprimet që kanë sjellë vendin në prag të krizës politike. Protestat e fundit të nisura me pjesëmarrjen e mijëra personave, synojnë që të rrëzojnë qeverinë e Pavel Filip të mbështetur nga partitë e djathta i cili u bë kryeministër me premtimet për të kryer reforma në standardet e Europës. Ndër të tjera ka shqetësime se Rusia mund të vendosë në zbatim skenarin “Ukraina e dytë” duke përdorur në favor krizën politike në vend.
Moldavia ashtu si fqinji i saj Ukraina ndodhet në një situatë si një fushëbetejë e luftës mes Perëndimit dhe Rusisë. Polarizimi i strukturës politike në vend në formën e Europës dhe pro Ruse kanë sjellë Moldavinë në prag të krizës politike dhe ekonomike.
Zgjedhjet parlamentare të cilat për herë të fundit u mbajtën në vitin 2014 kanë qenë fillimi i zhvillimeve të cilët kanë sjellë vendin sot në këtë pikë të krizës. Në garën zgjedhore ku garuan 19 parti, Partia Socialiste pro-ruse me 20.51 përqind mori 25 deputetë, Partia Komuniste me 17,48 përqind nxori 21 deputetë dhe me 101 vende në Parlament nuk arritën të siguronin shumicën.
Ndërsa Partia Liberal Demokrate pro-europiane me 20.16 përqind mori 23 deputetë, partia Demokratike e Moldavisë me 15 përqind nxori 19 deputetë, Partia Liberale me 9.67 përqind arriti të nxjerrë 13 deputetë. Në këtë mënyrë partitë e djathta në krahasim me partitë e majta me një diferencë të vogël arritën shumicën për të formuar qeverinë, gjë e cila ka bërë që partitë e majta të sjellin në rendin e ditës kërkesat për zgjedhje të parakohshme. Moldavia që nga dita e zgjedhjeve e deri më sot nuk ka patur një qeveri afatgjatë. Vendi gjithnjë ka qenë i trazuar vazhdimisht me dorëheqjet e qeverive.
Koalicioni pro-perëndimor muajin e kaluar shpalli kandidat për kryeministër biznesmenin Vladimir Plahotnuk. Por me pretendimet se është një emër i dyshuar mijëra opozitarë duke u mbledhur nëpër sheshe i bënë thirrje presidentit që të mos miratonte si kryeministër Plahotnuk. Madje posti si kryeministër i Plahotnuk i cili nuk u mbështet as edhe nga Platforma Dinjiteti dhe e Vërteta e cila njihet për pikëpamjet e djathta, si pasojë e presioneve u refuzua nga presidenti Nikolay Timofti i cili më pas kërkoi propozimin për një kandidat të ri.
Pas kësaj detyra për formimin e qeverisë iu dha Ion Peduraru i cili një ditë më pas e dorëzoi këtë detyrë. Ndërsa më pas Timofti detyrën për formimin e qeverisë ia dha sërish kandidatit nga partitë e djathta Pavel Filip. Sërish protestuesit anti-qeveritarë u mblodhën para parlamentit duke kërkuar zgjedhje të parakohshme, protestat të cilat nisën pak kohë më parë janë ende në vazhdim.
Ndaj protestave me kërkesë për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme jep mbështetje edhe Platforma Dinjiteti dhe e Vërteta e cila theksohet se është pro BE-së. Ndërsa Partia Socialiste dhe Partia Jonë të cilat përfaqësojnë fraksionin e majtë pro ruse me protestat vetëm për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme të sjellin ndërmend rolin që Rusia luajti në krizën e Ukrainës.
- Interesi i Rusisë për Transnistrinë-
Ashtu si protestat të cila kanë nisur në Kishinau edhe protestat të cilat nisën në sheshe në nëntor të 2013 nga mbështetësit e BE e patën ndarë vendin në mbështetës pro BE dhe Rusë. Ndërsa Rusia e cila përfitoi nga trazirat të cilat nisën më pas në një kohë të shkurtër kryesisht në Kiev, Krime dhe në rajonet lindore të vendit duke vendosur indirekt forcat në bazën ushtarake që kishte në Krime, pati pushtuar dhe aneksuar gadishullin. Gjithashtu menjëherë pas kësaj pro rusët në lindje të vendit të cilët morën zemër nga këto zhvillime në Krime shpallën republikën në fjalë të Donetsk dhe Lugansk.
Këto ngjarje të cilat ndodhën në vitin 2014 në atë periudhë sollën ndërmend mundësinë se objektivi i mëpasshëm i politikës ekspansioniste të Rusisë mund të ishte Transnistria. Në vitin kur u pushtua dhe u aneksua Krimea dalja si fituese nga zgjedhjet në Moldavi e partive pro perëndimore vështirësuan akoma edhe më shumë që Rusia të ushtronte presion politik mbi Moldavinë. Për shkak se edhe partitë politike pro ruse u dobësuan theksohet se Rusia mund të vendoste në veprim skenarin e një “Ukraine të dytë” në vend pasi ajo humbi fuqinë e saj mbi pushtetin në Moldavi.
- Trupat ushtarake ruse në rajonet separatiste-
Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Rusia pati vendosur trupat e saj ushtarake në Transnistri. Rusia që nga viti 1992 e deri më sot mban në duar si një “kartë joker” dy batalione të fuqisë ushtarake me mbështetje të mjeteve të blinduara dhe të tankeve të cilat janë vendosur në fshatin Kobasna (Kolbasna). Gjithashtu edhe afërsisht 150 mijë qytetarë me pasaportë ruse në rajon ruajnë vendin si një force potenciale në favor të Rusisë.
Edhe prania ushtarake të ashtuquajtura “forca paqësore” të cilat Rusia i vendosi në Transnistri më 18 mars 2009 me mbështetjen e pushtetit në atë periudhë pas interesit të treguar nga BE-ja dhe NATO të sjellin ndërmend se në ditët e ardhshme do të përsërisë skenarin si në Krime duke vendosur në veprim këtë prani ushtarake në një situate kaotike të mundshme.
Ndërsa autoritetet ushtarake të Ukrainës me pretendimet se ushtarët rusë duke u infiltruar nga Transnistria kanë mbështetur kaosin në Ukrainë dhe duke vënë në dukje edhe stërvitjen ushtarake të 400 ushtarëve rusë me pjesëmarrjen edhe të 30 mjeteve të blinduara të kryer nga në prill të vitit të kaluar në Transnistri e tregojnë këtë si shenjën e një përgatitjeje të këtij skenari të rrezikshëm.
"Transnistria Republika Socialiste e Moldavisë" e cila ndodhet mes Ukrainës dhe Moldavisë njihet si një rajon që ka shpallur pavarësinë e njëanshme. Transnistria e cila nuk njihet nga asnjë vend anëtar i Kombeve të Bashkuara, ajo në botë njihet vetëm nga "Republikat e Abkhazisë" dhe "Osetia Jugore" e cila me mbështetjen e Rusisë shpalli pavarësinë e njëanshme nga Gjeorgjia. Transnistria ka një kushtetutë, flamur dhe himn kombëtar të cilët pranohen nga zyrtarët e saj si dhe ka një qeveri, parlament, ushtri, polici dhe sistem postar. Moldavia kërkon që Transnistria të pranohet si një territor i saj, ndërsa Transnistria kërkon që të njihet si një shtet i ndarë. Që nga viti 1993 mes Moldavisë dhe Transnistrisë nën vëzhgimin e OSBE-së kryhen negociata për zgjidhjen e krizës.
- Efektet e afrimit të BE-së-
Afrimi i BE-së tregohet si një nga shkaqet që partitë pro ruse përpiqen të çojnë vendin drejt krizës politike ashtu siç ndodhi edhe në Ukrainë. Pas vitit 2000 interesi i BE-së dhe NATO-s ndaj Moldavisë shqetësoi shumë Rusinë.
Rusia, Moldavinë ku fraksioni i majtë është i fuqishëm për një kohë të gjatë e ka vërejtur së një kërcënim të interesave të saj përfshirjen e rajonit në Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Partneritetit Lindorë. Moldavia e cila në vitin 2010 nisi bisedimet me BE-në për përjashtimin nga vizat, pasi u përfshi në strategjinë e Partneritetit Lindor të BE-së në maj të vitit 2014, u bë vendi i parë që përfitoi të drejtën e udhëtimit pa viza në BE mes gjashtë vendeve ish-Sovjetike.
Në muajin qershor të të njëjtit vit BE-ja me Moldavinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë të cilat Rusia kërkonte ti mbante në hapësirën saj të ndikimit nënshkroi Marrëveshjen e Partneritetit i cili është edhe hapi i parë për anëtarësim. Në saj të kësaj marrëveshjeje e cila krahas përmasave ekonomike ofron edhe afrimitet në fushën e politikës me BE-në, Moldavia u largua edhe një hap më larg nga Rusia.
news_share_descriptionsubscription_contact
