AP
27 shtator 2015•Përditësim: 27 shtator 2015
MOLDAVI (AA) - Rreth 20 mijë qytetarë kanë dalë sot në rrugët e kryeqytetit Chisnau të Moldavisë duke protestuar kundër qeverisë pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) paralajmëroi marrëveshje të re kreditore me qeverinë proevropiane të këtij vendi, e cila thekson se paratë i nevojiten për pagesën e rrogave dhe pensioneve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Organizatorë i protestave të sotme janë dy parti proruse, e para pas 6 shtatorit të këtij viti kur rreth dhjetë mijë qytetarë protestuan kundër politikave qeveritare duke bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme.
Para Parlamentit të Moldovisë, qytetarët kanë ngritur tidhjetë tenda duke vendosur pankarta "Poshtë tradhëtarët". Tensionet në sheshin kryesor të qytetit rriten, ndërsa një numër i madh i forcave të policisë sigurojnë institucionet.
Misioni i FMN-së ishte për vizitë dy mujore në këtë vend pasi guvernatori i bankës qendrore Dogin Dragutanu dha dorëheqje në postin e tij. Ai dha dorëheqje pas presionit të opinionit dhe protestave të qytetarëve për shkak të zhdukjes së 1.5 miliardë dollarëve prej tre bankave shtetërore.