Zehra Ulucak
02 qershor 2016•Përditësim: 02 qershor 2016
KISHINJEV (AA) – Katër persona kanë humbur jetën nga rrëzimi i një helikopteri mjekësor rumun në Moldavi, raporton Aandolu Agency (AA).
Prefekti i komunës Haragas në Moldavi, Iurie Balanuta tha se supozohet se helikopteri është rrëzuar për shkak të mjegullës.
Zëdhënësi i Shërbimit të ndihmës emergjente mjekësore të Rumunisë (SMURD) Gheorghe Hangan tha se helikopteri nga Rumania në Moldavi transportonte pacientë.
Rumania dhe Moldavia kanë marrëveshje për dërgimin e rasteve emergjente.