Hajer M'tırı
02 qershor 2016•Përditësim: 03 qershor 2016
PARIS (AA) - Franca do të pranojë nga Greqia 400 refugjatë në muaj si pjesë e sistemit të kuotave të BE-së për çka në shtator të vitit të kaluar ranë dakord liderët evropianë, deklaroi të enjten ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve, raporton Anadolu Agency (AA).
“Autoritetet franceze do ti ofrojnë Greqisë zhvendosjen e 400 personave në territorin tonë", tha Cazeneuve në një deklaratë.
Ai vuri në dukje se si pjesë e planit të BE-së për zhvendosje, në Francë kannë aritur përmes Greqisë dhe Italisë 97 refugjatë.
Cazeneuve tha më tej se pjesa tjetër do të arijë deri në datën 9 qershor.