Fatih Erel
02 qershor 2016•Përditësim: 03 qershor 2016
GJENEVË (AA) - Kombet e Bashkuara njoftuan se rajoni Al-Waer në Siri është shtuar në mesin e rajoneve nën rrethim në vend duke e çuar në 19-të numrin e rajoneve që ndodhen nën rrethim, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas takimit të grupit të punës për mbërritjen e ndihmave humanitare të Kombeve të Bashkuara, në një konferenë për mediat të mbajtur në zyrën e OKB në Gjenevë, Këshilltari i Staffan de Mistura Përfaqësuesit special të OKB-së për Sirinë i cili kryeson takimet e Grupit Ndërkombëtarë Mbështetës të Sirisë (ISSG) dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të refugjtëve të Norvegjisë Jan Egeland tha se "Me shtimin në listë të rajonit Al-Waer numri i rajoneve që ndodhen nën rrethim në Siri arrin në 19-të.
Në këtë rajon nën rrethim jetojnë 75 mijë njerëz. Në ditët në vijim duhet të dërgojmë ndihma në rajonin Al-Waer".