Ali Cura
25 prill 2016•Përditësim: 25 prill 2016
KISHINEV (AA) - Opozita në Moldavi ka mbajtur një protestë kudër qeverisë. Në protestën e mbajtur në sheshin e Madh Kombëtarë në kryeqytetin e vendit, Kishinev, morën pjesë qindra protestues anti-qeveritarë të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Një pjesë e protestuesve të cilët kanë marshuar nëpër rrugët e qytetit, ku pretendohet se janë mbështetës të Partisë Demokrate, u mblodhën përreth Global Business Center, ndërsa policia kishte ndërmarrë masa intensive sigurie në qendër të qytetit.