Ata Ufuk Şeker
25 prill 2016•Përditësim: 25 prill 2016
BRUKSEL (AA) - Sot në mëngjes është hapur stacioni i metrosë Maelbeek i cili gjendet në afërsi të institucioneve të Bashkimit Europian (BE), që ishte shënjestër e sulmeve terroriste të kryera në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, raporton Anadolu Agency (AA).
Stacioni Maelbeek i cili ishte dëmtuar më 22 mars në sulmet terroriste të Brukselit i cili ishte mbyllur menjëherë pas sulmit dhe më pas ishte hapur pjesërisht me masa të larta sigurie, tashmë është hapur plotësisht.