Mahmut Atanur
25 Prill 2016•Përditësim: 25 Prill 2016
PEKIN (AA) - Së paku 11 minatorë kanë mbetur të bllokuar në një minierë qymyri në Kinë si pajojë e përmbytjes nga uji, raporton Anadolu Agency (AA).
Agjencia kineze e lajmeve Xinhua raporton se mbrëmë vonë uji kishte depërtuar dhe kishte përmbytur minierën në qytetin Tongcuen, në krahinën veriperëndimore Shanxi.
Ekipet për kërkim dhe shpëtim me anë të pompave të ujit po tentojnë të zhbllokojnë korridoret e mbushura me ujë për të depërtuar te 11 minatorët e bllokuar.
Më herët 56 minatorë të tjerë kishit arritur të dalin nga miniera.