Ahmet Sait Akçay
27 shtator 2015•Përditësim: 27 shtator 2015
JOHANNESBURG (AA) - Një grup tifozësh egjiptianë kanë protestuar ngjarjet e ndodhura në sheshin Rabia gjatë ndeshjes së parë të gjysmë finales për kupën e Konfederatës Afrikane, (CAF) të luajtur mes ekipit Orlando Pirates të Republikës së Afrikës së Jugut dhe ekipit egjiptian, EL-Ehli, raporton Anadolu Agency (AA).
Forcat e sigurisë kanë ndërhyrë ndaj mbi 100 tifozëve të cilët kishin veshur bluzat me shenjën Rabia dhe të cilët mbanin në duar flamujt dhe bënin shenjën Rabia në Stadiumin Soweto Orlando, në qytetin Johannesburg. Theksohet gjithashtu se tifozët egjiptianë janë mbështetur nga tifozët e Afrikës së Jugut, dhe pasi policia ka mbledhur disa nga bluzat kanë lejuar tifozët të ndjekin ndeshjen.
Një tifoz i ekipit egjiptian, El-Ehli në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se i kanë dërguar mesazh presidentit egjiptian Sisi që të heqë dorë nga gjykimi i anëtarëve të Vëllazërisë Muslimane, (Ihvan).
Tifozi duke vënë në dukje se mbështesin ekipin El-Ehli ka thënë: "Duke përfituar nga kjo ndeshje donim ti bënim të ditur botës dhe të Afrikano-jugorëve situatën aktuale në Egjipt".
Edhe në ndeshjen e luajtur mes ekipeve Orlando Pirates dhe El-ehli në vitin 2013 në Johannesburg, grupi i tifozëve egjiptianë kishte protestuar ngjarjet e ndodhura në sheshin Rabia duke bërë shenjën që simbolizon këtë shesh.