Dejan Maksimoviç
14 nëntor 2015•Përditësim: 14 nëntor 2015
BERLIN (AA) – Futbollistët e Kombëtares së Gjermanisë kanë mbërritur në shtëpi, pasi që tërë natën e kaluan në dhomën e zhveshjes në stadiumin "Stade de France", i cili ishte një nga objektivat e sulmit të mbrëmshëm në Paris, raporton Anadolu Agency (AA).
Federata Gjermane e Futbollit (DFB) ka njoftuar se kombëtarja franceze ka zbritur të shtunën në aeroportin në Frankfurt. Kampionët aktual botëror pas ndeshjes miqësore me Francën të premtën mbrëma duhej të ktheheshin në hotel, por pas dy shpërthimeve gjatë takimit në afërsi të stadiumit, ata kaluan natën në dhomat e zhveshjes.
Gjermania të marten në Hannover pritet të luajë edhe një ndeshje miqësore me Holandën. Për të dielën janë pezulluar të gjitha aktivitete të përfaqësuesve gjerman, dhe vendimi nëse do të luhet ndeshja me holandezet do të merret më vonë, kanë bërë të ditur nga DFB, transmetojnë mediat gjermane.