Emin Avundukluoğlu
06 tetor 2015•Përditësim: 06 tetor 2015
BERLIN (AA) – Trupi i pajetë i një refugjati është gjetur në ndërtesën për akomodimin e emigrantëve në qytetin e vogël gjerman Saalfeld në rajonin Thuringia, raporton Anadolu Agency (AA).
Zjarri ka shpërthyer mbrëmë vonë në një ndërtesë tre katëshe në Saalfeld, dhe nuk dihen ende arsyet e shpërthimit të zjarrit. Policia bëri të ditur se si pasojë e zjarrit jetën e humbi 29 vjeçari nga Eritrea.
Në deklaratën e policisë thuhet se refugjatët e tjerë arritën të lënë ndërtesën pa lëndime, dhe policia ka nisur një hetim për shkaqet e zjarreve.
Ky është zjarri i tretë në strehimoret e refugjatëve në rajonin Thuringia në ditët e fundit. Zjarri i fundit shpërtheu të dielën në qytetin Freimer, ku autoritetet lokale evakuuan dhe vendosën dhjetë refugjatë në një strehimore të përkohshme.
Hetimi duhet të vërtetojë nëse bëhet fjalë për zjarrvënie.