Fatih Hafız Mehmet
12 Nëntor 2019•Përditësim: 12 Nëntor 2019
Qeveria e koalicionit në Moldavi është rrëzuar pas një votimi mosbesimi në parlament, raporton Anadolu Agency (AA).
Koalicioni qeveritar në vendin e Evropës lindore ishte midis Partisë Socialiste pro-ruse dhe Platformës TANI (ACUM) pro-perëndimore. Koalicioni u formua në muajin qershor.
Kriza në këtë koalicion u shfaq për shkak të mosmarrëveshjeve për mënyrën e përcaktimit të kryeprokurorit publik.
Ndryshimet në procedurën për të emëruar prokurorin nga kryeministrja Maia Sandu u kundërshtuan nga partneri i koalicionit Partia Sociale dhe nga presidenti Igor Dodon.
Partia Socialiste paraqiti një mocion mosbesimi për qeverinë, i cili fitoi mbështetjen e 63 ligjvënësve në parlamentin me 101 vende.