Muhammed Boztepe
20 Tetor 2020•Përditësim: 20 Tetor 2020
Gjatë një operacioni të Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës së Turqisë (MIT), u neutralizua terroristi i PKK-së Ahmet Bal, përgjegjësi i ashtuquajtur në krye të inteligjencës në zonën Metina, për të cilin ekzistonte fletarrestim i kuq i Interpolit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informatave nga strukturat e sigurisë së Turqisë, operativët e MIT-it erdhën deri të informacioni se "Dara Kato", emri i koduar i Ahmet Bal, do të takohej me disa pjestarë të tjerë të organizatës terroriste PKK. Pasi konfirmuan vendin dhe kohën e takimit, operativët e MIT-it kryen operacionin ku u neutralizua terroristi i kërkuar.
Operacioni është kryer para disa ditësh, me ndihmën e Forcave të Armatosura Turke (TSK). Përveç Bal, u neutralizuan dhe tre terroristë të tjerë.
MIT më herët konstatoi se terroristi Ahmet Bal në vitin 2018 dhe 2019 nga Siria ka sjellur ekspolzivë dhe pjestarë të tjerë të organizatës terroriste PKK. Angazhimet operative konfirmuan se këtë vit Bal ka ardhur në Turqi për të mbledhur informacione për aktivitet ushtarake.
Ahmet Bal iu bashkua organizatës terroriste PKK në vitin 2009, kurse deri në vitin 2015 ka marrë pjesë në shumë sulme ndaj forcave të sigurisë në zonat rurale të Turqisë. Në vitin 2018 kaloi në Siri, ku iu bashkua degës së atjeshme të organizatës terroriste separatiste PKK.
PKK është organizatë separatiste në listën e grupeve terroriste në Turqi, BE dhe SHBA. Gjatë fushatës terroriste tredekadëshe kundër Turqisë, terroristët e PKK-së kanë vrarë të paktën 40.000 njerëz.