Bota

"Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë po zhvillohen"

"Marrëdhëniet me Turqinë zhvillohen. Ndalesa e turizmit nuk ka aspak lidhje me gjendjen e marrëdhënieve bilaterale. Kjo plotësisht është lidhur me pandeminë dhe situatën në përkeqësim epidemiologjik në Turqi", tha zëdhënësi i Kremlinit

Ali Cura  | 16.04.2021 - Përdıtësım : 16.04.2021
"Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë po zhvillohen"

Moskova

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se nuk ka ndonjë ftohje në marrëdhëniet mes Rusisë dhe Turqisë në periudhën e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Peskov, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me ndikimin e kufizimeve të fluturimeve nga Rusia në Turqi në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Ai refuzoi pretendimet rreth asaj se marrëdhëniet mes dy vendeve në periudhën e fundit përkeqësohen. "Marrëdhëniet me Turqinë zhvillohen. Ndalesa e turizmit nuk ka aspak lidhje me gjendjen e marrëdhënieve bilaterale. Kjo plotësisht është lidhur me pandeminë dhe situatën në përkeqësim epidemiologjik në Turqi", u shpreh ai.

"Sigurisht që partnerët tanë turq kuptojnë shqetësimet tona për qytetarët tanë. Në realitet kjo është partneritet", tha Peskov.

Në lidhje me pyetjen nëse ky vendim do të thotë "ftohje" në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë, ai u përgjigj "Sigurisht që jo".

Marrëdhëniet që Turqia vendos me vendet fqinje janë në kuadër të të drejtave sovrane, tha Peskov, duke shtuar se takimi mes presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, është lidhur me marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın