Bota

Lavrov: Moska e gatshme të publikojë dokumentet zgjedhore

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov tha se dokumentet nga kanalet diplomatike do të pastrojnë Moskën

Michael Hernandez  | 11.12.2019 - Përdıtësım : 12.12.2019
Lavrov: Moska e gatshme të publikojë dokumentet zgjedhore

Washington

Rusia është e hapur për publikimin e dokumenteve kryesore për të cilat thotë se do të shfajësojnë vendin e tij nga akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në vitin 2016, tha të martën ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur gjatë një konference të përbashkët me sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo, Lavrov tha se administrata e Trumpit nuk është pajtuar dhe nuk pranon publikimin e dokumenteve që janë pjesë e një kanali diplomatik të vendeve që janë përdorur nga tetori 2016 deri në nëntor 2017.

"Ne kemi përdorur kanalet që ekzistonin që atëherë midis Moskës dhe Washingtonit", tha Lavrov në fjalimin e përkthyer nga rusishtja, duke shtuar se publikimi i tyre "do të pastronte shumë çështje".

Agjencitë amerikane të inteligjencës përcaktuan se Rusia qëndron pas një fushate të gjerë dezinformimi për të ndikuar në zgjedhjet e vitit 2016 në favor të presidentit amerikan, Donald Trump, por Moska me vendosmëri i ka mohuar akuzat pasi administrata e Trumpit ka vendosur sanksione dhe ka paditur kompanitë dhe individët rusë në shenjë hakmarrjeje.

Pompeo vazhdoi të mbështesë vlerësimin e fajësisë duke thënë "ne nuk mendojmë se ka ndonjë gabim në lidhje me atë që ka ndodhur vërtetë atje".

"Do t'i publikojmë të gjitha dokumentet që mendojmë se janë të përshtatshme. Mendojmë se kemi ndarë mjaft fakte për të treguar se çfarë ndodhi në zgjedhjet e vitit 2016 me homologët tanë rusë", tha ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.