Bota

Trump paralajmëron Lavrovin kundër ndërhyrjes në zgjedhje

Gjatë takimit të tij me dyer të mbyllura me Lavrovin në Zyrën Ovale, Trump i kërkoi Moskës që të zgjidhte konfliktin me Ukrainën, duke iu referuar trazirave në lindje të vendit, tha Shtëpia e Bardhë

Servet Günerigök  | 11.12.2019 - Përdıtësım : 11.12.2019
Trump paralajmëron Lavrovin kundër ndërhyrjes në zgjedhje

Washington

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump të martën ka paralajmëruar ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov, kundër "çdo përpjekjeje ruse për të ndërhyrë" në zgjedhjet amerikane, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë, raporton Anadolu Agency (AA).

"Gjatë takimit të tij me dyer të mbyllura me Sergey Lavrovin në Zyrën Ovale, Trump i kërkoi Moskës që të zgjidhte konfliktin me Ukrainën, duke iu referuar trazirave në lindje të vendit", tha Shtëpia e Bardhë në një njoftim.

Rusia dhe Ukraina kanë qenë në krye të mosmarrëveshjeve që nga viti 2014, kur Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë të Ukrainës pas një referendumi kontestues.

Trump po ashtu postoi një fotografi të tij me Lavrovin në Twitter, duke thënë se ai pati "një takim shumë të mirë" me diplomatin e lartë rus dhe përfaqësuesit e këtij vendi.

"Diskutuam për shumë gjëra, përfshirë tregtinë, Iranin, Korenë e Veriut, Traktatin e INF, Kontrollin e Armëve Bërthamore dhe ndërhyrja në zgjedhje. Presim që të vazhdojmë dialogun tonë në të ardhmen e afërt!", theksoi ai në Twitter.

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo dhe Lavrov informuan Trumpin "për diskutimet e tyre në lidhje me gjendjen e marrëdhënieve bilaterale" midis dy vendeve, thuhet në njoftim.

Më herët gjatë ditës, Pompeo paralajmëroi Lavrovin kundër ndërhyrjes së mëtutjeshme në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, duke thënë se ai e bëri të qartë gjatë takimit të tyre dypalësh për “pritjet e Washingtonit nga Rusia”.

"Nëse Rusia ose ndonjë aktor i huaj ndërmerr hapa për të minuar proceset tona demokratike, ne do të kundërpërgjigjemi", tha Pompeo.

Agjencitë e inteligjencës amerikane përcaktuan se Rusia ka qëndruar pas një fushate të gjerë dezinformimi për të ndikuar në zgjedhjet e vitit 2016 në favor të Trumpit, por Moska me vendosmëri mohoi akuzat edhe pasi administrata e Trumpit vendosi sanksione.

Gjatë takimit, Trump theksoi mbështetjen e tij për kontroll global efektiv të armëve që përfshijnë Rusinë dhe Kinën.

"Presidenti Trump përshëndeti angazhimin e vazhdueshëm me Rusinë për të adresuar sferat e shqetësimit të ndërsjellë, përfshirë mënyrën se si SHBA-të dhe Rusia mund të ndërmarrin hapa pozitivë në lidhje me qytetarët e ndaluar", thuhet në deklaratë.

Trump i kërkoi Moskës që të mbështesë Washingtonin "në parandalimin e Iranit që të zhvillojë armë bërthamore dhe të sigurojë denuklearizimin e Koresë së Veriut".

Të dy rishikuan gjithashtu gjendjen e marrëdhënieve me Pekinin.

"Presidenti përsëriti nevojën për tregti të ndershme dhe reciproke me Kinën. Presidenti theksoi se marrëdhëniet më të mira me Rusinë do të lejonin rritjen e tregtisë midis vendeve tona", thuhet në njoftim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın